Nënkryetari i Alternativës: Funksionarët tanë janë model për qeverisje të drejtë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Tetor, 2019 22:42

Nënkryetari i Alternativës: Funksionarët tanë janë model për qeverisje të drejtë

Nënkryetari i partisë “Alternativa”, Lulzim Aliu, thotë se për një vit sa janë në Qeveri kjo parti ka arritur të përmbushë dy qëllimet kryesore për të cilat u përfshi në koalicionin qeveritar.

Sipas Aliut, Alternativa ka dhënë kontribut në procesin integrues, ndërsa funksionarët e kësaj partie u bënë model për qeverisje të drejtë, të pastër dhe të pashembullt deri më tani. Ai në emisionin “Studio e Hapur” thotë se asnjë nga ministrat dhe funksionarët e tjerë nuk janë të korruptuar dhe të njollosur, ndërsa kanë qeverisur pa nepotizëm, partizim dhe pa asnjë veprim komprometues.

Deklarata e tij vjen në kohën kur ish ministri i kësaj partie, Asaf Ademi dha dorëheqje nga posti në këtë digaster, për, siç tha, arsye shëndetësore, pas raporimeve në media për ndarjen e mjeteve buxhetore në suaza të programit vjetor të Ministirisë së Kulturës. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Tetor, 2019 22:42