Gostivar, prania e grimcave PM10 në ajër për momentin nuk mund të matet

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Tetor, 2019 23:13

Gostivar, prania e grimcave PM10 në ajër për momentin nuk mund të matet

Si zakonisht, gjatë muajve të Dimrit zmadhohet prania e grimcave PM10 në ajër. Kundrejt kësj dukurie, ditëve të kaluara qytetarët e Gostivarit nuk mund të informohen për cilësinë e ajrit, sepse stacionet matëse i vendosur në oborrin e shkollës fillore Goce Dellçev, është jashtë funksionit, njofton Gostivari Sot 

Kjo mund të vërehet edhe në sajtin  e komunës së Gostivarit, por edhe web-aplikacionin dhe sajtin Мој воздух (Ajri im), që rregullisht merr të dhëna nga këto pika të matjes të ministrisë, mirëpo ku pjesë e stacioneve kthejnë vetëm disa prej parametrave që janë në listën e matjes.

Nga aplikacioni Мој воздух (Ajri im), kur flitet për praninë e grimcave PM10 në ajër, nuk jepen të dhëna por vetëm arsyetim që: Stacioni matës nuk kthen aktualisht të dhëna. Jashtë funksioni aktualisht ndodhet vetëm matja për PM 10 për qytetin e Gostivarit, kurse AQI, CO, NO2, O3 dhe SO2 janë aktive. Kliko për më tepër.

Për momentin, institucionet kompetente nuk kanë dhënë ndonjë sqarim për këtë mangësi.

Kujtojmë që Stacioni për matje të parametrave të ajrit ambiental në Gostivar është vënë në funksion në Shkurt të vitit 2018. Pajisja është vendosur në oborrin e Shkollës fillore “Goce Dellçev”. Me këtë, stacioni matës në Gostivar u bë pjesë e Sistemit shtetëror automatik monitorues për cilësi të ajrit ambiental. Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informuan se ky lloj i stacionit ndjek disa parametra.

Nga parametrat ekologjik ndiqen: SO2 (Sulfur dioksid), CO (monoksid karbon), NOx (okside azoti), PM10 (grimca të suspenduara me madhësi deri 10 mikrometra), PM2.5 (Grimca të suspenduara me madhësi deri 2.5 mikrometra), 03 (Ozon) dhe BTH (Benzen, etilebenzen, toluen, orto dhe para ksilen). Nga parametrat meteorologjik ndiqen: shpejtësi dhe drejtimi i erës, temperatura, presioni, lagështia dhe radiacioni globa. Gostivari Sot 

 

 

 

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Tetor, 2019 23:13