Pa datë, zgjedhjet janë të pashmangshme! “Metodologjia”, alibi e Francës për përdorim të brendshëm

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Tetor, 2019 22:43

Pa datë, zgjedhjet janë të pashmangshme! “Metodologjia”, alibi e Francës për përdorim të brendshëm

Mosmarrja e datës për negociata do të ketë shumë pasoja negative dhe tërësisht do t’i ndryshojë situatat në vend, vlerëson Lupço Petkovski nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurotink”. Ai thotë se pushteti, i cili politikën e tij ia ka kushtuar procesit euroatlantike dhe bindjes se do t’i fillojmë negociatat, do të përjetojë dështim, do ta humbë legjitimitetin, e më këtë do të hapen dyert për zgjedhje të parakohshme.

Çka do të thotë metodologjia e re për nisjen e negociatave për të cilën këmbëngul Franca? A vallë nuk bëhet fjalë për alibi dhe mënyrë për ta penguar Maqedoninë për start të negociatave? Petkovski thotë se tani për tani nuk ka informacione konkrete, por siç shprehet, kjo më shumë është për përdorim të brendshëm të Makronit, që para votuesve të tij ta arsyetojë anëtarësimin e vendeve të tjera të cilat për momentin nuk i plotësojnë kërkesat e BE-së. Sot, Eurotink-u e prezantoi hulumtimin më të ri, në të cilin thuhet se qytetarët kanë mbështetje të lartë ndaj BE-së, por se zvogëlohen pritjet se anëtarësimi do të ndodhë së shpejti. 47.7% presin epilog pozitiv nga Këshilli Evropian dhe çelje negociatash. Anketa tregon se pavarësisht asaj se Franca e vë nën pikëpyetje startin e bisedimeve, megjithatë nuk e ndjejnë si vend-armik ndaj nesh. Kushtëzimet e fundit nga Republika e Bullgarisë, e rreshtuan në vendin e parë si shtet më armiqësor ndaj nesh.

Ndryshe, anketa ka treguar edhe se përkrahësit më të mëdhenj për hyrje në BE janë shqiptarët etnikë mbështetja e të cilëve arrin deri mbi 90%, kurse maqedonasit japin mbështetje prej rreth 70%. Sipas të anketuarve dhe orientimit të tyre politik, BDI-ja dhe LSDM-ja kanë mbështetje më të madhe – rreth 90%. Rreth 50% e të anketuarve nga VMRO-DPMNE janë “për” hyrje në BE. Në pyetjen – cilat janë arsyet e tyre për ta mbështetur anëtarësimin në BE, 73% janë përgjigjur se është për shkak të standardit më të mirë për jetë. 43% konsiderojnë se BE-ja ka sjellje të drejtë dhe miqësore ndaj shtetit tonë, kurse 30% janë në mendim se BE-ja ka qasje të padrejtë dhe nënçmuese. Sondazhi është bërë me 1.000 të anketuar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Tetor, 2019 22:43