Mogherini: Evropa duhet të bashkohet duke futur Ballkanin perëndimor në BE

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Tetor, 2019 22:41

Mogherini: Evropa duhet të bashkohet duke futur Ballkanin perëndimor në BE

Për të forcuar përparimi i Ballkanit, tani është koha për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj se liderët tanë do të marrin vendimin e duhur në ditët në vijim, tha sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Në një fjalim për “Rolin e BE-së si një lojtar global” në Universitetit e Oksfordit, Mogherini theksoi ndër të tjera, se BE duhet të stabilizohet dhe të bashkojë kontinentin e vet duke sjellë Ballkanin Perëndimor në BE.

“Për t’i bërë luftërat të pamundura në kontinentin tonë, Evropa duhet të bashkohet duke futur Ballkanin në BE”, tha Mogherini.

“Vitet e fundit kemi bërë hapa domethënës, duke filluar nga marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa përparim i rëndësishëm, megjithë vështirësitë, është arritur në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Mogherini.

Ajo vlerësoi që të gjashtë partnerët në rajon kanë zbatuar reforma kryesore dhe se liderët dhe popujt e Ballkanit Perëndimor janë bërë të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Tetor, 2019 22:41