Grubi për dorëheqjen e Musës: Prioriteti absolut i BDI-së është drejtësia joselektive, lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Tetor, 2019 14:08

Grubi për dorëheqjen e Musës: Prioriteti absolut i BDI-së është drejtësia joselektive, lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka përshëndetur dorëheqjen e ofruar nga zv/ministri Asim Musa, duke shtuar se prioriteti absolut dhe i pakompromist i BDI-së është drejtësia joselekitve, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe sundimi i drejtësisë.

“Për këtë shkak në emër të partisë e përshëndesim vendimin e zv/ministrit të shëndetësisë Asim Musa të tërhiqet nga pozita e ti”, ka thënë Grubi, duke shtuar se kjo është mënyra më e mirë që ta heqim këtë të keqe nga shoqëria jonë.

Ai ka shtuar se BDI-në, pas tërheqjes së tij kjo çështje është e apsolvuar dhe se shpreson që më tutje ai vetë do të arrij ta mënjanoj këtë njollë nga karriera e tij.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Tetor, 2019 14:08