LSDM: Përmbushet premtimi për heqjen e kuotave për ilaçe

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Tetor, 2019 11:50

LSDM: Përmbushet premtimi për heqjen e kuotave për ilaçe

Janë hequr kuotat e barnave me recetë. Është përmbushur edhe një premtim zgjedhor i LSDM-së, është realizuar edhe një masë kyçe nga programi i punës së Qeverisë udhëhequr nga LSDM.

Nga 1 tetori, të siguruarit mund ta marrin ilaçin adekuat çfarëdo dite të muajit në cilëndo barnatore. Nuk ka më panik dhe turma në fillim të muajit te mjekët amë edhe në farmaci.

Poashtu kjo masë mundëson përfitim, nëse i siguruari nuk mund i vetëm të merr ilaçin, atëherë person tjetër ta merr në emër të tij dhe ai person legjitimohet me letërnjoftimin e vet ose pasaportë.

Në këtë mënyrë saktë mund të kontrollohet në çdo kohë nëse ilaçet i marrin personat të cilët janë regjistruar.

LSDM deri tani i ka përmirësuar kushtet në 10 institucione shëndetësore publike, ndërsa pason përmirësim i kushteve në 34 institucione tjera shëndetësore.

Avancohet i gjithë sistemi shëndetësor, përmirësohen kushtet në institucionet shëndetësore publike, rriten pagat e punonjësve medicinal, avancohet kujdesi për pacientët.

Shëndetësia është në rrugë të drejtë, LSDM përmes masave reale dhe konkrete vazhdon me kujdesin për pacientët dhe avancimin e mbarë sistemit shëndetësorë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Tetor, 2019 11:50