“Bomba”, Jakupi: Nuk kam qenë nën presion të asnjë partie politike

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Tetor, 2019 09:36

“Bomba”, Jakupi: Nuk kam qenë nën presion të asnjë partie politike

Sheqerim Ahmeti i njohur si El Cheka së fundmi ka publikuar një tjetër material përgjues. Në këtë telefonatë dëgjohet duke biseduar Ministrja aktuale e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ish zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi.

Kjo bisedë është incizuar në vitin 2013-të, në periudhën e zgjedhjeve lokale. Sheqrinska kërkon nga Besimi që anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi të votojë, siç thotë ajo, në mënyrë të përpiktë në raport të fitores zgjedhore të opozitës në Qendër dhe Kumanovë”.

Nëpërmjet facebook-ut reagoi Sheqerinska, e cila shkroi:

“Edhe vetë kanë treguar se sa nuk jemi të njëjtë. “Bomba”, vetëm e ka verifikuar se sa i madh është dallimi mesh ne dhe atyre: Ata kërcënohen, ne kërkojmë që të votohet në mënyrë të përpiktë; ata vjedhin, ne kërkojmë që të mos vidhen fitoret. Të njihet fitorja me nder dhe në mënyrë të përpiktë”, shkruan Sheqerinska.

Tv21 kontaktoi ish anëtarin e KSHZ-së Subhi Jakupin. Ai tha se nuk ka qenë nën presion të asnjë partie politike. Në atë periudhë sërish pati rivotim në Qendër dhe në rrethin e dytë fitoi Andrej Zhernovski.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Tetor, 2019 09:36