Ahmeti pret vendimi pozitiv për fillimin e negociatave me BE-në

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Tetor, 2019 11:43

Ahmeti pret vendimi pozitiv për fillimin e negociatave me BE-në

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e BDI-së në Tetovë në një drekë pune të dërguarin special norvegjez për Evropën juglindore, Ambasadorin Arne Sarnes Bjornstad, transmeton Gostivari Sot

Ahmeti dhe Ambasadori Bjornstad, siç citohet në njoftimin e BDI-së, këmbyen opinione rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon mbi marrëdhëniet bilaterale, integrimin euroatlantik si dhe sundimin e ligjit.

Ahmeti falënderon Ambasadorin Bjornstad për ndihmesën e madhe norvegjeze për realizimin e kufirit Llojan – Miratovc si dhe pastrimin e deponisë në Tetovë, por edhe për mbështetjen ndaj institucioneve si dhe rrugëtimin tonë EuroAtlantik.

Ambasadori Bjornstad ritheksoi mbështetjen norvegjeze për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, integrimin në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave midis vendit tonë dhe Bashkimit Evropian.

Kryetari Ahmeti tha se vendi ynë de facto është anëtar i NATO-s, ndërsa më së voni deri në fillim të vitit të ardhshëm edhe de jure do të përmbyllet ky proces, si dhe përsëriti nevojën e një vendimi pozitiv të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian këtë javë për fillimin e negociatave.

Ahmeti informoi Ambasadorin Bjornstad se BDI-ja po ristrukturohet në të gjitha nivelet dhe do të fokusohet në sundimin e ligjit, ndërprerjen e praktikës së drejtësisë selektive dhe veting për të gjithë gjykatësit, prokurorët, politikanët. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Tetor, 2019 11:43