Maqedonia e Veriut shënon 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Antifashiste

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Tetor, 2019 10:55

Maqedonia e Veriut shënon 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Antifashiste

Manifestimet për shënimin e 78-vjetorit të Ditës së Kryengritjes Popullore të popullit maqedonas kundër fashizmit dhe për shtetësinë maqedonase në Kumanovë do të fillojnë me vendosjen e luleve në Memorialin – përkujtimor.

Delegacionin qeveritar në Kumanovë do ta udhëheqë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në përbërjen e tij do të jenë zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe ministrja pa dikaster e obliguar për investime të Huaja Zorica Apostollska. Krahas përmbajtjeve të tjera, është paraparë edhe fjalim i kryeministrit Zaev.

Në Prilep, ceremonitë për shënimin e festës do të mbahen para përmendores Metodija Andonov – Çento dhe para përmendores Kuzman Josifovski – Pitu, si dhe Varrezat e të pamposhturve.

Delegacionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prilep do ta udhëheqë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe ministrin pa portofol, i ngarkuar për investime të huaja, Elvin Hasan.

Aktivitetet festive në Shkup do të fillojnë me vendosjen e luleve në Varrezat e partizanëve në Butel, ndërsa delegacionin qeveritar në kryeqytet do ta udhëheqë zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së, i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve të ekonomisë, Koço Angjushev, së bashku me ministren e Financave, Nina Angellovska, ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministrin e Ekonomisë,Koço Angjushev.

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev dhe anëtarët e Qeverisë do të marrin pjesë në ceremoninë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e ndarjes së çmimit të lartë shtetëror “11 Tetori”.

Nga pres -shërbimi qeveritar informojnë se të gjitha ceremonitë me rastin e shënimit të festës shtetërore “11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore”, janë ftuar anëtarë të Lidhjes së luftëtarëve, kori diplomatik në vendin tonë dhe përfaqësues të organizatave shoqërore dhe qytetare në vend.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Tetor, 2019 10:55