Gazetarët e ri në RMV (pa)perspektivë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Tetor, 2019 14:42

Gazetarët e ri në RMV (pa)perspektivë

Gazetarët e rrinjë në Republikën e Maqedonisë së Veriut po përballen me sfida të shumta sa i përket sigurimit të një vendi të punës, ushtrimit të profesionit por edhe kushteve të pagësës, shkruan Agjencia e Lajmeve Flaka.

Për këtë qëllim, Flaka morri mendimet e gazetarëve të rrinjë të angazhuar në televizione, gazeta ditore dhe portale informative. Mendimi i përgjithshëm i tyre aludon tek mosperspektiva e profesionit të gazetarisë, duke e argumentaur me faktin që shumë pak të rrinjë vendosin të studjojnë gazetarinë apo ta ushtrojnë këtë profesion.

Remzije Bilalli, gazetare në të përditshmen “Koha”, shprehet që pasqyrim më i mirë i realitetit është interesimi tejet i vogël i studentëve dhe regjistrimi i tyre në drejtimin e gazetarisë.

“Në përgjithësi gazetaria është drejt shkatërrimit, sidomos kur bota e teknologjisë është zhvilluar dhe krijimi e përhapja e lajmeve të rrejshme kanë marrë hov të madh. Në fakt pasqyrim më i mirë është edhe interesimi i vogel i studentëve dhe regjistrimi i tyre në drejtimin e gazetarisë, ku ky numër është shumë i vogël”, shprehet Bilalli.

Për gazetarin Arben Zyberi, i angazhuar me punë në portale informative, realiteti në të cilën ndodhet gazetaria në përgjithësi po ndodhë për shumë arsye, por nëse dëshirojmë të kemi gazetari profesionale dhe kualitative, duhet të ketë më shumë hapësira.

“Profesioni i gazetarit në vendin tonë nga kendvështrimi im si një gazetar i ri dhe vetem me disa vite përvoj mund të them se nuk ka perspektivë, që të arrihet ai sukses që planifikohet. Kjo sigurtisht që ndodhë për shumë arsye, por nëse duam të kemi gazetari profesionale dhe kualitative, duhet të ketë më shumë hapësirë që ta shprehim potencialin tonë”, shprehet gazetari Zyberi.

Gazetari Nevrij Ademi, i angazhaur në Televizionin Koha, në vendin tonë kohët e fundit shihet një rrënie drastike e të rinjëve që duan të studiojnë gazetarinë dhe kjo sigurisht është si pasojë e mosprespektivës së Gazetarëve të rinjë  dhe hapësira e pakët që u jepet të rinjëve nga kolegët e tyre më të vjetër në Televizione, Gazeta, Radio apo nëpër Portale Informative.

“Prespektiva e Gazetarëve të ri në vend është shumë e ulët dhe kjo për arsye se vendin e tyre e kanë zënë gazetar joprofesionist dhe shumë prej tyre me proefesione apo kualifikim tjetër  por që tash ushtrojnë profesionin e Gazetarit edhe pse në mënyrë jo profesionale. Duke e parë nga ky këndvështrim, shihet rrënie drastike e studentëve të cilët zgjedhin Gazetarinë për të studiuar. Nga mosinteresimi sipas të gjitha gjasave do të kemi edhe mbyllje të katedrave të Gazetarisë nëpër Universitetet Shtetërore por edhe ato private, sepse disa nga Universitetet edhe tash më nuk kanë drejtim Gazetarie”, shprehet Ademi.

Sipas tij, vendet e punës në gazetari i kanë  zënë profesorë të gjuhës, psikologë, sociologë, madje disa edhe me shkollë të mesme, edhe pse kjo varret eedhe nga talenti dhe pasion punën.

Krahas vështirësive të tjera, gazetarët përballen edhe me presione të natyrave të ndryshme. Gazetarja Bilalli, shprehet që: “Edhe pse RMV kishte vite që ishte nën qeverisje ku cënohej liria dhe e drejta e drejta e shprehjes së gazetarëve, tani ka filluar të frymojë pak më lirshëm, por jo totalisht”.

“Duhen ende reforma që gazetaria të ketë një përspektivë dhe çdo gazetar të paguhe aq sa meriton. Në fakt politizimi i mediave dhe ndikimi i politikës tek gazetarët ka bërë që ky profesion jo vetëm te mos ketë perspektiv por edhe gazetarët të mos kenë kredibilitetin e duhur. Politika mediatike ku ata punojnë detyron gazetarët të krijojnë lajme me propagandë dhe manipulime, e shpesheherë gazetarët përballen edhe me presion nga pronarët dhe politikanët. Meqenëse reportet tregojnë se dhuna dhe presioni ndaj gazetarëve është shumë pak e dënueshëm, shpesh herë gazetarët e heshtin këtë gjendje tmerruese. Përveç hapsirës për të shprehur lirin dhe të drejtën e fjalës, gazetarëve u mungon hapsirë për punë, ata mund të gjejn një punë me pagë të pasigurt dhe pa kontrat pune, atëher gazetari mund të jetë leht cak i presioneve të ndryshme në të gjitha anët” shprehet Remzije Bilalli.

Por sa paguhet puna e gazetarit në Maqedoninë e Veriut. Përshtypja e tyre kryesisht është jo e kënaqshme dhe llogarisinë që  paga e gazetarëve është nën normalen, duke parë se sa paguhen profesionet e tjera.

“Në fakt pagat edhe paga e gazetarëve është nën normalen sepse numri i madh i portaleve ka bërë që pronarët ta shohin si biznes dhe të punësojnë persona të cilët nuk kanë përvojë në këtë fushë duke i keq shfrytëzuar ata”, thotë Bilalli.

Edhe gazetari Zyberi ndanë të njëjtën bindje, dhe sipas tij, pagesa që i bëhet një gazetari të me të vërtet është për të ardhur keq.

“Sa i përket pagesës që i bëhet një gazetari të ri, me të vërtet është për të ardhur keq, pasiqë me këto rroga nuk mund të kalohet as gjysma e muajit, sigurisht që pagesa nuk duhet të jetë elementi kryesor për një gazetar të ri por padiskutim se i jep motiv për ta bërë punë me sa më shumë seriozitet”, thotë Zyberi.

Republikën e Maqedonisë Veriore, shprehet gazetari Ademi, ende është nën prangat e korrupsionit duke e çuar vendin në një kolaps të gjithanshëm.

“Tani me ndërrimin e pushteteve kemi një shpresë për ndryshim, ngaqë puna e Gazetarit vazhdon të mos shpërblehet, konkretisht të mos paguhet siç duhet. Janë të pakta televizionet që ofrojn një pagë të mirë duke vlerësuar punën e një gazetari, e mos flas për radiot dhe portalet ku pagesa e gazetarëve është shumë e ulët”, thotë Nevrij Admei.

Sipas organizatave ndërkombëtare që merren me lirinë e shprehjes, niveli i gazetarisë në Maqedoninë e Veriut ka rënë dhe kjo po ndodh për shkak të kushteve jo të mira në të cilat punojnë gazetarët, edhe pse, vitin e kaluar,

Maqedonia e Veriut është e ranguar në vendin e 109-të në raportin për lirinë e mediave sipas Raportuesve pa kufij, që tregon se ka përmirësim për dy vende në krahasim me vitin e kaluar kur ishte në vendin e 111-të.

Sipas raporit, liritë më të lira në rajon janë në Slloveni, e cila ndodhet në vendin e 32-të, Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 62-të, Kroacia në vendin e 68-të, Shqipëria në 75, Kosova në 78, Mali i Zi në 103, ndërkaq Bullgaria në vendin e 111. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Tetor, 2019 14:42