Sanksionohen 23 vozitës në Tetovë, parkuan automjetet në vende të palejuara

Sektori për punë të brendshme-Tetovë, është duke vazhduar me aktivitetet rregullta për të ofruar rend më të madh me parkimet në Tetovë, njofton Flaka 

Dje në mënyrë adekuate ligjore, janë sanksionuar 23 vetura, gjegjësisht vozitës, të cilët i kanë patur keq të parkuara veturat e tyre, prej tyre 13 kanë marrur fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, kurse 10 vozitës kanë marrë vërjetje me shkrim.

Gjatë muajit të kaluar (shtator), në Tetovë janë sanksionar gjithsej 437 shkelje të këtilla, ndërsa për
9 muaj e kaluar të këtij viti, numri i shkelësve të këtillë arin në 2421.

Sektori për punë të brendshme-Tetovë, përsëri apelon deri tek vozitësit, që të mos i parkojnë
veturat e tyre vend e pa vendë, veçanërisht jo nëpër vizëbardhat për këmbësorë, vende të gjelbëruara,
zonë udhëkryqi apo rrethrrotullime, trotuare si dhe në korsinë e dyt apo parkime paralele.

Kjo, posaçërisht ka të bëj me gabim parkimet në afërsi të shkollave dhe objekteve tjera publike, për shkak të frekuentimit të lartë, që çdo ditë është prezent në këto zona. Flaka