Partia e Gashit shpalos platformën për parandalimin e shpërnguljes së popullsisë

Partia Alternativa gjatë një konference për mediat ka shpalosur sot një platformë për parandalimin e emigrimit në masë të popullsisë nga vendi.

Sipas kësaj partie, ata kanë hartuar një fushatë ndërgjegjësuese të ndarë në tri faza: 1) në fazën e parë do të bëhet aksioni për ndërgjegjësim kundër migrimit, por edhe komunikimi me qytetarët për t’i dëgjuar drejtpërdrejt nga ata arsyet e kësaj dukurie dhe propozimet e tyre për parandalimin e shpërnguljes; 2) faza e dytë do të përfshijë tribuna, panele dhe debate me ekspertë të fushave të ndryshme, ku do të diskutohen arsyet e migrimit dhe masat për parandalimin e tij; dhe 3) në fazën e fundit, pasi të përmblidhen të gjitha të dhënat e dy fazave të mësipërme, AlternAtivA do t’ia propozojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut një “Strategji shtetërore për parandalimin e shpërnguljes së popullsisë”, e cila pasi të miratohet, do të fillojë me implementimin e masave të propozuara.