Katica Janeva është në gjendje të keqe shëndetësore

Ish-kryeprokurorja Speciale e cila ndodhet në paraburgim si e dyshuara e tretë për rastin “Reket”, sot do të dërgohet në Spitalin e kardiologjisë.

Irena Frçkoska për TV21, tha se i është nënshtruar një kontrolle kardiologjike tha se është pranuar për një kontroll dhe shtoi se Janeva është në gjendje të keqe shëndetësore.

“Ajo ka tension të lartë, shëndeti i saj është shumë i keq. Do të shohim më vonë se çfarë do të thonë mjekët për diagnozën”, tha Irena Frçkoska.