Aksident trafiku në mes dy automjeteve në Tetovë

Dje rreth orës 20 e 20 minuta, në udhëkryqin në mes të rrugëve ,,Lubo Bozhinovski,, dhe ,,161,, në Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve me targa të Tetovës: vetura ,,Audi,, të cilën e ka drejtuar 24-vjeçari A.B. nga fshati Poroj dhe vetura ,,Ford fiesta,, të cilën e ka drejtuar 26-vjeçari F.M. nga Reçica e Vogël, njofton Flaka 

Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar katër bashkudhëtarë, njëri nga vetura ,,Ford,, dhe tre
nga vetura ,,Audi,, të moshës 19,21 dhe 28 vjeçe, të cilët janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për tu
ofruar ndihmë mjekësore.

Inspektimin në vendin e ngjarjes, e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë. Flaka