Transfer i të punësuarve nga sektori publik në sektorin privat

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë ka theksuar se po vijon analiza funksionale për reforma në administrate dhe për sistematizim, ku një pjesë e administratës do të kalojë në sektorin privat. Siç bëhet e ditur më së voni deri në fillim të 2020 do të dihet se a do të ndodhë kjo dhe sa do të jetë numri i administratorëve që do të kalojnë nga shërbimet publike në ato private.

Analiza funksionale është mjet i cili mundëson identifikimin e problemeve kryesore të lidhura me strukturën aktuale organizative. Përmes kësaj mase do të mundësohet krijimi i masave konkrete për përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së punës së institucioneve.

Zbatimi i analizës funksionale është pjesë e një procesi më kompleks për riorganizimin dhe optimizimin e institucioneve të sektorit publik. Në këtë procesi kemi mbështetje edhe nga Bashkimi Evropian nëpërmjet projekteve IPA.

Rezultatet nga analizat funksionale vertikale do të jenë bazë edhe gjatë definimit të detajeve rreth transferit të të punësuarve nga sektori publik, në sektorin privat”, deklaroi ministri Damjan Mançevski. Megjithatë ende nuk ka qëndrim nga ana e partisë shqiptare në pushtet.