Rasti “Tortura” kthehet nga fillimi

Rastin “Tortura” që ka të bëjë me arrestimin e Lube Boshkoski në vitin 2011 kthehet nga fillimi pasi që njëri nga pjesëtarët e jurisë ka dhënë dorëheqje.

Edhe pse gjykimi për rastin “Tortura” ishte nga fundit, tani sërish duhet të kthehet nga fillimi.

Sipas Ligjit tani çështje duhet të fillojë me fjalët hyrëse.

Rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e Lube Boshkoskit në vitin 2011 e cila gjendet në procedurë dëshmuese.  Lëndën e zhvillon gjykatësja Aleksandra Ristevska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lubomir Lale. Në rastin “Tortura” së bashku me Sasho Mijallkov akuzohen edhe ish-njeriu i parë i njësitit “Alfa” Ivica Antevski-Puki si dhe pesë pjesëtarë të njësitit.