Tetovë, gjatë kontrolleve Policia konstaton 27 parkime në vendje të palejuara

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Tetor, 2019 13:10

Tetovë, gjatë kontrolleve Policia konstaton 27 parkime në vendje të palejuara

Aktivitetet e përforëcuar kontrolluese të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, lidhur me keq parkimet në Tetovë, veçanërisht në pjesën qëndrore të qytetit, edhe gjatë kësaj jave kanë vazhduar më intesitet të lartë, njofton Flaka 

Gjatë ditës së djeshme (7-tetor) pjestarët e policisë kanë zbuluar dhe në mënyrë adekuate ligjore kanë sanksionuar 27 vetura, gjegjësishtë vozitës të cilët i kanë patur Gabim të parkuara veturat e tyre.

Krahas këtyre gjithashtu janë zbuluar edhe 13 vozitës të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar maksimale, 7 vozitës që kanë drejtuar automjetin para se të kalojnë provimin për patentë shoferi, 5 vetura kanë qenë me regjistrim të skaduar, 2 vozitës kanë drejtuar nën ndikim të alkoolit, 2 vozitës fillestarë, si dhe lloje tjera të shkeljeve. Flaka 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Tetor, 2019 13:10