Nëse ASK nuk ndërmerr masa, Antikorrupsioni do të veprojë sipas detyrës zyrtare

Roli më i rëndësishëm i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) është që të ketë rol parandalues. Është shumë mirë që drejtori i ASK-së të drejtohet deri tek institucioni jonë dhe kërkon mendim. Në mendimin ne kemi thënë se punësimi i personave të afërm në institucionin e njëjtë është përplasje interesash.

Kjo është përgjigjja e kryetares së KSHPK-së, Biljana Ivanovska në pyetjen e gazetarëve për mendimin e dhënë nga KSHPK-ja deri tek Agjencia për siguri kombëtare (ASK) që të respektohen dispozitat lidhur me përplasjen e interesave dhe nepotizmin dhe megjithatë në selektimin e të punësuarve të rinj ka numër të madh të cilët kanë përplasje interesash.

“Unë sinqerisht kam shpresuar se ky ishte hap shumë i madh që të pengohen situatat e tilla siç i quani ju, megjithatë kjo nuk është penguar. Si do të zgjidhet kjo më tutje nuk e di, me siguri do të hapim lëndë për ato raste dhe të kërkojmë ndonjë zgjidhje edhe pse më së mirë është në vetë institucionin të kërkohen zgjidhje”, deklaroi Ivanovska pas punëtorisë së sotme për përpunimin e Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjen e interesave, në të cilin morën pjesë pothuajse gjysma e ministrave të Qeverisë.

Në pyetjen nëse do të veprojë KSHPK-ja sipas iniciativës personale për çdo rast, ajo porositi se nëse vetë nuk i zgjidhin situatat brenda, Antikorrupsioni do të veprojë sipas detyrës zyrtare.

“E dini si është, të gjithë ne jemi për luftë kundër korrupsionit, nëse rrallë kush dëshiron të luftojë dhe edhe më pak të preket me këtë luftë, Ato situata duhet të jenë një e kaluar e jona”, potencoi kryetarja e KSHPK-së./MIA