Denoncoi vjedhjen në shtëpi, Policia zbulon që vjedhjen e kreu djali i tij

Sektori për punë të brendshme Tetovë, ka zbardhur në tërësi vjedhjen e rëndë, e cila është denoncuar më datë 6-tetor të këtij viti nga 51-vjeçari T.S. nga fshati Jançisht i Tetovës dhe do të përgaditet parashtresë adekuate kundër djalit të tij 25-vjeçarit R.S. në bazë të nenit 263, në lidhje me nenin 236 nga Kodi Penal i RMV-së, njofton Flaka 

R.S. dyshohet se gjatë tre javëve të kaluara, nga kasaforta në shtëpinë e tyre ka vjedhur 5.199.000 denarë.