Brenda 24 orësh Policia në Tetovë arreston 6 persona shkaku i gjetjes së drogës

Në rrugën regjionale Tetovë-Bërvenicë, mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria 23-vjeçarin I.O. nga fshati Trebosh i Tetovës dhe 24-vjeçari K.R. nga fshati Zhelinë. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur kokainë dhe marijuanë, njofton Flaka 

Dy personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, prej ku edhe do të pasojnë parashtresa adekuate.

Sakaq, sot rreth orës 01 e 50 minuta, pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, në fshatin Pallçisht i Epërm, kanë privuar nga liria personat A.A. (22) nga fshati Poroj dhe B.M. (27) nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur kokainë.

Dy personat në fjalë, kanë qenë me veturë ,,Fokcvagen Passat,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi A.A.

Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policorë-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgaditet parashtresa adekuate.

Ndërkohë, sot rreth orës 01 e 50 minuta, pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, në fshatin Pallçisht i Epërm, kanë privuar nga liria personat A.A. (22) nga fshati Poroj dhe B.M. (27) nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur kokainë, njofton Flaka 

Dy personat në fjalë, kanë qenë me veturë ,,Fokcvagen Passat,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi A.A.

Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policorë-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgaditet parashtresa adekuate. Flaka