Artan Grubi i përgjigjet Zoran Zaevit

Kryeministri Zoran Zaev e cilësoi si marrëzi deklaratën e deputetit të BDI-së Artan Grubi për ligjin e përdorimit të gjuhës dhe vlerësimet e Komisionit të Venecias. 

Ne politikanët ndonjëherë dimë të themi edhe marrëzira. Ligji është e drejtë njerëzore që buron nga e drejta për përdorimin e gjuhëve. Gjuha është mjet për tu kuptuar. Ta bëjmë jetën më të lehtë, më komunikativ dhe të ngjashme. Nga këtu buron nevoja për përdorimin e gjuhëve. Ajo është e drejtë kushtetuese e qytetarëve. Ligji sot jeton dhe asgjë nuk ka ndryshuar në vendin tonë dhe qytetarët kanë të drejtë shtesë që ua garanton kushtetuta, ta shfrytëzojnë”-tha Zora Zaev, kryeministër.Grubi një ditë më parë për mediat deklaroi se “çmimi i paqes, çmimi i barazisë dhe marrëdhënieve ndëretnike, është pakrahasueshmërisht më i lartë se sa çmimi i zbatimit të një ligji”, tha Zaev.

Deklarata e tij vjen pas vlerësimeve të Komisionit të Venecias për kushtetutshmërinë e zbatimit të ligjit, veçanërisht në institucionet gjyqësore.

Pasoi përgjigja e Grubit. Grubi thotë se thënia “Ne politikanët ndonjëherë dimë të themi budallallëqe” është karaktaristikë e duhur për kryeministrin, duke nënvizuar se Zaev ato fjalë i ka thënë pikërisht për veten e vet. Grubi e cilëson këtë si një moment vetëreflektimi dhe vetëkritike të kryeministrit.

“Vlerësoj se deklarata e kryeministrit ka të bëjë me atë vetë dhe është një moment i vetëreflektimit dhe i vetëkritikës së shpeshtuar nga ana e tij, të cilën e shohim të përcjellur edhe me kërkimfalje më pastaj. Por unë vlerësoj se është një karakteristikë e duhur për kryeministrin”, ka deklaruar Artan Grubi. Flaka