Policia paralajmëron keqpërdoruesit e Fejsbukut dhe Instagramit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Tetor, 2019 13:16

Policia paralajmëron keqpërdoruesit e Fejsbukut dhe Instagramit

Në rajonin më të gjërë të Tetovës dhe Gostivarit, vazhdon trendi i denoncimeve, të llojeve të ndryshme për keqpërdorimin e të dhënave personale, nëpërmjet rrjeteve sociale, në të shumtën e rasteve nëpërmjet rrjetit ,,Facebook,, dhe ,,Instagram,, në të cilat më së shumti vendosen ose publikohen fotografi, video-klipe, apo mesazhe dhe statuse fyese, që kanë të bëjnë me persona tjerë, pa pajtimin apo dijeninë e tyre, njofton Flaka 

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se keqpërdorimi i të dhënave personale paraqet vepër
penale, për të cilën janë paraparë dënime me para dhe me burgë deri në një vjet (neni 149 nga Kodi
Penal). Nëse keqpërdorimin e kryen person zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrës, do të ballafaqohet me burg
prej 3 muaj deri 3 vjet.

“Për këto arsye, apelohet deri tek shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, tu përmbahen këtyre kepërdorimeve, si dhe të ken kujdes gjatë shpërndarjes të të dhënave personale dhe mbrojtjen e tyre adekuate, kryesisht kur komunikojnë me persona të panjohur, nga vende apo shtete tjera, gjatë pjesmarjeve nëpër lojra të rrejshme shpërblyese, si dhe gjatë praktikimit të porosive ,,Online-blerje,,. Kjo gjë, në rradhë të parë ka të bëj me adoleshentët, që të mbrohen nga keqpërdorimet e këtilla, duke shpërndarë fotografi dhe të dhëna tjera personale”, deklarojnë nga SPB – Tetovë. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Tetor, 2019 13:16