Kasami uron Kurtin: Një ditë e re për shqiptarët dhe Kosovën

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Tetor, 2019 11:20

Kasami uron Kurtin: Një ditë e re për shqiptarët dhe Kosovën

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ishin të një rëndësie shumë të veçantë. Maturia e qytetarëve që ju drejtuan kutive të votimit dhe e gjithë aktorëve politikë dëshmuan se ndajnë vlera evropiane, duke organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike.

Fitorja bindëse e forcave opozitare në Kosovë tregoi se po vjen një frymë e re ndër shqiptarët, e cila besoj të vazhdojë edhe me një fitore të tillë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e ardhshme!

Në emrin tim personal dhe të të gjithë anëtarëve të Lëvizjes BESA urojmë Albin Kurtin dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! për Fitoren e zgjedhjeve të së dielës. Shpresojmë kjo te jetë një Ditë e Re për Shqiptarët dhe Kosovën” ka shkruar Kasami

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Tetor, 2019 11:20