Gashi uron Kurtin për fitorën

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Tetor, 2019 11:14

Gashi uron Kurtin për fitorën

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka uruar qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e realizuara në mënyrë demokratike. Po ashtu ai ka uruar fitoren kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

“Zgjedhje kuptimplote në Republikën e Kosovës. Urime popullit të Kosovës për këtë kulturë të lartë politike dhe për këtë arritje të madhe demokratike. Urime edhe mikut tim, Albinit. Kjo mund të jetë fitore “e vogël” e VV-së, por është fitore “e madhe” shqiptarëve të Kosovës.

Uroj që sa më shpejt të konstituohen edhe institucionet e reja për t’u përgjigjur në sfidat e mëdha që e presin Kosovën.

Zgjedhjet e mbrëmshme në Kosovë e patën edhe një porosi tjetër – po ndërrohen gjeneratat dhe po vjen një kohë e re me shpresë për të rinjtë dhe për vatrat tona. Fryma e këtij ndryshimi do të reflektohet edhe matanë kufijve”, ka shkruar Gashi.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Tetor, 2019 11:14