Dimitrov: Hapja e negociatave është proces që fokusohet në arritje individuale

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Tetor, 2019 14:33

Dimitrov: Hapja e negociatave është proces që fokusohet në arritje individuale

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov tha se është në interes të Maqedonisë dhe gjeopolitikës së Ballkanit që edhe Shqipëria të bëjë hap përpara, megjithatë, hapja e negociatave është proces që fokusohet në arritje individuale. 

“Opsioni më i mirë për ne është që të dyja të shkojmë përpara megjithatë nuk duhet të lejojmë që njëra të jetë viktimë e tjetrës. Dy është më mirë se një, megjithatë një është më mirë se zero, që nënkuptohet se është mossukses edhe për vetë atë shtet dhe mund ta rrënojë vetë politikën e zgjerimit të BE-së”, tha Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Tetor, 2019 14:33