Zgjedhjet në Kosovë, Xhelili: Priten rezultate të ngushta mes 3 partive me të mëdha

Sot në Republikën e Kosovës po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Po si shihen këto zgjedhje nga analistit politik nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Analisti Zudi Xhelili thotë që nga këto zgjedhje priten rezultate të ngushta mes 3 partive me të mëdha në Kosovë.  Sipas tij, pritet që LVV, LDK dhe PDK të jenë në garë të ngusht.

“Kjo radhitje njëkohësisht do të sjellë   ndryshime të medha në formimin e qeverisë së ardhëshme në Kosovë. Besoj që çdo ndryshim do të jetë për të  mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe në të mirën e të gjithë shqiptarëve në përgjithësi”, thotë për Flaka, analisti Xhelili. 

Sipas tij, pasi Kosova është shtet i ri dhe është ballafaquar me probleme të shumta si mbrenda ashtu edhe në skenën ndërkombëtare, sidomos problemi i dialogut me Sërbinë dhe pengesat e shumta që i paraqet Sërbia në antarsimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare. kjo ka ndikuar që të gjitha qeveritë e deritanishme mos arrinë të mbarojnë mandatin deri ne fund.

“Edhe këto zgjedhje të parakoshme parlamentare janë si rezultat i krizave të vazhdueshme politike në  skenën kosovare. Kosova sot gjithashtu ka krizë të madhe ekonomike, rritje të papunësisë, rritje të varfërisë dhe shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në Kosovë gjithashtu kanë  munguar reformat në drejtësi dhe ne funksionimin e shtetit juridik. Partitë politike gjatë fushatës kryekëput i shqirtuan pikërisht këta tema dhe premtuan zgjidhje para votuesve. Besoj që çdo ndryshim do të jetë për të  mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe në të mirën e të gjithë shqiptarëve në përgjithësi”, thotë për Flaka, analisti Xhelili. 

Për zgjedhjet e 6 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte, prej tyre 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.