Timonie: Franca ka disa arsye pse të hamendet për dhënien e datës së bisedimeve BE

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Tetor, 2019 16:51

Timonie: Franca ka disa arsye pse të hamendet për dhënien e datës së bisedimeve BE

Në një intervistë me Portalb.mk, ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie flet për pritjet e shtetit të tij para se të vendoset për fatin e euro-integrimeve të Maqedonisë së Veriut. Ambasadori disa herë potencon se reformat duhet të jenë të prekshme dhe reale si për qytetarët ashtu edhe për ti plotësuar kriteret për dhënien e datës. Ai thotë se Franca ende nuk ka vendosur nëse do të jep drite jeshile për caktimin e datës për aderim të RMV-së në BE. 

Intervistoi: Elida Zylbeari 

Pse Franca ende nuk ka një qëndrim të qartë në lidhje me datën për negociata të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut, a është për apo kundër? Një qëndrim i cili nuk do të jetë fjalia e mirënjohur që “e mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”? 

“Kjo pyetje mbetet e hapur, si për Francën ashtu edhe për vendet e tjera, ende po diskutojmë.
Gjithashtu, dëshirojmë t’i lëmë edhe pak kohë RMV-së të miratojë disa vendime dhe këtë e presim jo vetëm nga partia në pushtet por edhe nga opozita. Ende mbetet e hapur çështja e Ligjit për Prokurorinë Speciale si dhe problemi me mënyrën se si vendi e trajton korrupsionin e lartë. Ligji është shumë me rëndësi sepse ka lëndë gjyqësore që nuk janë mbyllur, por gjithashtu në pah dolën edhe afera të reja pas skandalit të “Reket”-it për të cilin presim hetim transparent.

Funksionimi i gjyqësorit është i dobët dhe ende nuk është çliruar nga prangat e politikës. Në vend se të koncentrohen partitë në zgjidhjen e problemeve posaçërisht të korrupsionit, ata kërcënojnë njëra tjetrën. Kjo na vendos neve si shtet por dhe vendet tjera para një realiteti të cilit do të duhet t’i qasemi në një mënyrë më të thellë, përndryshe përcaktimi i datës do të ishte vetëm një formalitet. Andaj kur kërkojmë kohë për të vendosur për të njëjtën, kjo do të thotë se kërkojmë që dhënia e datës të ketë përmbajtje dhe jo vetëm formë.
Të ketë përparim real, bindës dhe serioz në sferën e drejtësisë.”

Intervista e plotë: 

Timonie: Franca ka disa arsye pse të hamendet për dhënien e datës së bisedimeve BE-RMV (Intervistë)

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Tetor, 2019 16:51