Spasovski dhe Zhernovski në mbledhje të Komitetit ekzekutiv të UNHCR-së

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Tetor, 2019 13:48

Spasovski dhe Zhernovski në mbledhje të Komitetit ekzekutiv të UNHCR-së

Delegacioni i Republikës të Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga zëvendëskryetari i Qeverisë të Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në përbërje të të cilit do të jetë edhe  zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski,  nesër në Gjenevë do të marrin pjesë  në sesionin 70-të vjeçar  të Komitetit ekzekutiv për program të Komisarit të lartë për refugjatë të KB-së.

Gjatë ditës së nesërme, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski do të mbajë fjalim, ndërsa theksi do të vendoset  në aktivitetet të cilat  nga ana e vendit ndërmerren në lidhje  me çështjet  të cilat janë në agjendën e Komisarit të lartë për refugjatë të KB-së.

Është parashikuar gjatë pjesëmarrjes  në Konferencë, Spasovski dhe Zhernovski të realizojnë takim bilateral me komisarin e lartë për refugjatë të KB-së Filipo Grandi.

Gjatë sesionit, përveç pyetjeve të regullta nga kompetenca e Komitetit, është parashikuar edhe mbajtje e Segmentit  në nivel të larë përkushtuar personave pa shtetësi, i cili do të paraqesë  bazë për organizim të Forumit global për refugjatë në dhjetor të këtij viti.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Tetor, 2019 13:48