PLD për lista të hapura në zgjedhjet lokale

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Tetor, 2019 16:44

PLD për lista të hapura në zgjedhjet lokale

Partia Liberal Demokrate propozon që listat e hapura të provohen në zgjedhjet për këshilltar komunal, pasi vlerësojnë se për këtë ide tanimë ekziston koncenzus tek të gjitha partitë politike në vend. Kryetari i kësaj partie, Goran Milevski thotë se PLD mbështet idenë për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, por ai shprehet i bindur se një vullnet i këtillë nuk ekziston tek partitë më të mëdha në vend. Andaj ai kërkon që të mos humbet kohë por partitë fokusohen që para zgjedhjeve lokale të provojnë variantin më të sigurtë, atë të zbatimit të listave të hapura në zgjedhjet lokale.

Goran Milevski
“Është angazhimi jonë të kemi lista të hapura dhe një njësi zgjedhore. Por e shohim se partitë më të mëdha politike nuk janë të gatshme për këtë. Unë si ministër i pushtetit lokal intervenoj të kemi lista të hapçura për këshilltar komunal. Që të mos kenë kohë të thonë nuk është momenti para zgjedhjeve lokale, ne këtë si pako e ligjit për decentralizim e përgaditëm dhe e propozuam dhe shpresoj se deri për vitin e ri Kuvendi do të fillojë procedurën e ndryshimit të mënyrës së zgjedhjes së këshilltarëve dhe ta shohim se si do të  funksionojë. LSDM e ka në programin e vetë, kryetari I VMRO-DPMNE-së në dy paraqitje publike ka thënë se është për lista të hapura në zgjedhjet lokale, e shoh se për këtë ka koncenzus dhe shpresoj që këtë ta zgjedhim. Për lista të hapura në zgjedhje parlamentare ndjej se nuk ka koncenzus andaj edhe si parti nuk u koncentruam në atë”.

Idenë për ndryshime të kodit zgjedhor dhe implementimin e modelit me një njësi zgjedhore dhe lista të hapura e inicuan partitë më të vogla partlamentare. LSDM është shprehur se këtë model e kanë pasur edhe në programin zgjedhor por nuk do ta miratojnë pa një koncenzus me të gjitha partitë, ndërsa VMRO-DPMNE ka kërkuar sistem mazhoritar me 120 njësi zgjedhore. Nga partitë politike shqiptare, BDI kërkon modelin me tre njësi zgjedhore ose me 6 njësi siç është aktualisht, ndërsa Aleanca për Shqiptarët është shprehur kundër një njësie zgjedhore.

Arben Zeqiri /SHENJA/

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Tetor, 2019 16:44