Imer Abduraimi zgjidhet Kryetar i Këshillit Vendor të BDI-së në Çegran

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Tetor, 2019 23:22

Imer Abduraimi zgjidhet Kryetar i Këshillit Vendor të BDI-së në Çegran

“Në një atmosferë impozante dhe demokratike, sot në Çegran të Gostivarit u mbajt kuvendi zgjedhor i Këshillit Vendor të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI”, thuhet në njoftimin nga kjo parti, dega në Gostivar

Me parimin një anëtar një votë, verdiktin e anëtarësisë së BDI-së në Çegran e fitoi, z. Imer Abduraimi, i cili do të udhëheq me Këshillin Vendor në katër vitet e ardhëshme.

Zgjedhjet brenda Këshillave Vendore në degën e BDI-së në Gostivar janë nga fundi, ndërkohë që kanë filluar përgatitjet për mbajten e kuvendit të degës, i cili do t’i paraprijë kongresit partiak.

Në këtë kuvend zgjedhor ku pos grupit punues për organizimin e zgjedhjeve ndërpartake në degën e Gostivarit, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta.

“Urime, z. Imer Abduraimit për zgjedhjen në krye të Këshillit Vendor të BDI-së në Çegran. Urime kryesisë së re, urime anëtarësisë dhe banorëve të Çegranit. Besoj që përzgjedhja e anëtarësisë së BDI-së në Çegran, me parimin një anëtar një votë, ka qenë e qëlluar dhe nuk dyshoj që bashkë dhe të unifikuar do të hapërojmë drejtë proceseve të ardhëshme me në krye, z. Ali Ahmeti, si gjithmonë fitimtarë dhe vendimtarë. Suksese për të gjithë”, shkruan Bejta. FLAKA

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Tetor, 2019 23:22