Pompeo arrinë në Ohër, do të takohet me krerët shtetëror

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Tetor, 2019 09:18

Pompeo arrinë në Ohër, do të takohet me krerët shtetëror

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo sot vjen në Ohër ku do të ketë takime me presidentin e vendit Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin, Zoran Zaev.

Departamenti Amerikan i Shtetit bën të ditur se Pompeo pas takimit me krerët shtetëror do të nënvizojë se Marrëveshja e Prespës përbën një hap të jashtëzakonshëm të liderëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, për stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit për tu bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së.

Nga DASH po ashtu kanë nënvizuar se SHBA-të janë të fokusuara në Ballkanin Perëndimor si një pjesë e rëndësishme stratgegjike e idesë për Evropën e Bashkuar.

Pompeo gjatë qëndrimit në Ohër do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev, me zv/kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani, si dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Sheqerinska. Pas Ohrit, sekretari amerikan do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Athinë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Tetor, 2019 09:18