Zaev: Plan B, është të kthehemi në planin A për kontestin me Bullgarinë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Tetor, 2019 22:32

Zaev: Plan B, është të kthehemi në planin A  për kontestin me Bullgarinë

Reagimet e ashpra të kreut shtetëror bullgar, se nuk heqin dorë nga linjat e kuqe për çështjen e hapur për Goce Dellçevin, ishte arsyeja që deputetja e VMRO-DPMNE-së, Magdalena Manaskova të parashtroj pyetje deri te kryeministri, Zoran Zaev për këtë temë. Ajo e pyeti se  a ka vendi jonë plan B nëse përmbushen kërcënimet e Bullgarisë për bllokim eventual të procesit të negociatave me BE-në.

Kryeministri, Zaev, tha se fjalët e tilla e kanë prekur edhe atë, por tha se Marrëveshja me Bullgarinë dhe ajo me Greqinë e hapën rrugën tonë drejt fillimit të negociatave me BE-në dhe anëtarësimin në NATO. Theksoi që të dyja marrëveshjet i garantojnë çështjet e identitetit.

Plan B nuk ka, tha Zaev dhe paralajmëroi se këto ditë do të mbaj takim me komisionin që të shoh se deri ku kanë arritur negociatat. Megjithatë tha se pret që kjo çështje të zgjidhet.

Kryeministrit i parashtroi pyetje edhe Antonio Milloshovski, i cili interesohej se prej ku ka ditur Zaev për hetimin në Diamed, që i ka informuar pronarët e Diaverum-it, se është ngritur proces para-hetimor dhe se a ka bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë prej ku merr të dhëna. Zaev u përgjigj se nuk ka pasur qëllim që të kërkoj informacione, por se në takim me investitorin dhe ambasadorin suedez, është parashtruar ajo pyetje dhe tha se është e logjikshme që në rast të tillë, t’i informojmë për atë që po ndodh.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Tetor, 2019 22:32