Turqia gjobit Facebook-un për shkelje të të dhënave

Turqia ka gjobitur gjigantin e medias sociale Facebook me 1,6 milionë lira turke (mbi 281 mijë dollarë) për shkelje të të dhënave duke ekspozuar informacione personale të qindra mijëra përdoruesve në Turqi.

”Facebook ekspozoi emrat, gjinitë, ditëlindjet, statusin e marrëdhënieve, nivelin e arsimimit, religjionin, qytetin dhe vendndodhjen e afër 281 mijë përdoruesve”, bëri të ditur Zyra e Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Në maj, Zyra për Mbrojtje të të Dhënave Personale e gjobiti FB me 1,65 milionë lira turke (289 566 dollarë) për një shkelje tjetër të të dhënave.

Në qershor, SHBA gjobiti me 5 miliardë dollarë FB për shkelje të privatësisë, që ishte gjoba më e madhe e shqiptuar ndonjëherë