Tetovë e Gostivar, motoçiklistët shpërfillin rregullat e qarkullimit në trafik

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Tetor, 2019 22:12

Tetovë e Gostivar, motoçiklistët shpërfillin rregullat e qarkullimit në trafik

Gjatë ditës së enjte në periudhën prej ora 10 deri ora 16, në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendshme – SPB  Tetovë, është realizuar aksion kontrollues për motoçikletat, njofton Gostivari Sot 

“Gjatë kontrollit janë zbuluar gjithsej 30 shkelje (TE- 24 dhe GV-6), nga të cilat 15-shkelje kanë qenë për mos shfrytëzimin e helmetës mbrojtëse (TE-15 dhe GV-1), 9-shkelje për drejtim pa patentë shoferi (TE-7 dhe GV-2), 2-motoçikleta në Tetovë kanë qenë me regjistrim të skaduar, 3-motoçikleta (TE-1 dhe GV-2) kan pasur të skaduar polisën e sigurimit, si dhe një shkelje tjetër në Gostivar”, njoftuan për Gostivari Sot nga Policia rajonale.

Shkeljet e zbuluara janë rrumbullaksuar me fletëpagesa për kundërvajtje dhe nvarësisht nga lloji i shkeljes, shkelësit do të ballafaqohen me sanksionet e parapara ligjore. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Tetor, 2019 22:12