Makina amerikane sjell dy versione të modelit të famshëm, një kabriole, një garash

Pasi prezantoi makinën me motor të nivelit mesatar në korrik, Chevrolet vjen me dy variante të modelit legjendar, Corvette: një kabriole, një makinë garash.

Drejtuesit kanë thënë se Chevrolet ka në plan që 50% të Corvette t’I ndërtojë si kabriole.

Corvette e vitit 2020 do të ketë një çati të lëvizshme që mund të hapet e të mbyllet edhe me 45 km/orë.