Çernobil, tani vizita edhe te dhoma e kontrollit të reaktorit famëkeq

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Tetor, 2019 22:49

Çernobil, tani vizita edhe te dhoma e kontrollit të reaktorit famëkeq

Centrali bërthamor i Çernobilit ka pritur gjithnjë e më shumë vizitorë në vitet e fundit, teksa “turizmi i errët” vazhdon të rritet.

Udhëtarët tani janë futur edhe brenda dhomës ku ndodhi aksidenti më i frikshëm bërthamor në botë.

Ata që futen në këtë zonë plot me rrezatim të lartë, te famëkeqi Reaktori 4, duhet të jenë veshur me kostume mbrojtëse, kokore dhe maska. Si dhe duhet të rrinë për pak kohë.

Kur të dalin duhet t’i nënshtrohen testeve të rrezatimit. Kjo lëvizje vjen pasi presidenti ukrainas, Volidimir Zelenski, firmosi një dekret që e shpallte Çernobilin një zonë turistike.

Top Channel

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Tetor, 2019 22:49