TVSH-ja ime, LSDM dhe VMRO-DPMNE e shohin me dioptri ndryshe

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 2 Tetor, 2019 14:28

TVSH-ja ime, LSDM dhe VMRO-DPMNE e shohin me dioptri ndryshe

Koncepti paratë  tek qytetarët një nga shtyllat kryesore të Programit të LSDM-së, jep rezultatet reale, thonë nga LSDM. 

Si pjesë e një sërë masash për kthimin e parave tek qytetarët, projekti “MOJ DDV”, tregon se deri më tani përmbush qëllimin e synuar.

Kthehen parat tek qytetarët dhe zvogëlohet ekonomia gri.

Në tre mujorin e parë të realizimit të projektit rimburësimi i TVSH-së është mbi 3 milion euro, ndërsa aplikacioni “MOJ DDV” ka mbi 170 mijë përdorues të regjistruar.

Me këtë masë për herë të parë shteti do të kthejë parat te qytetarët, dhe nga rimburësimi i realizuar në korrik, gusht dhe shtator do të paguhen deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

Pas pagesës në dhjetor, çdo tre muaj do të ketë pagesë të re tremujore.

Nga partia opozitare maqedonase VMRODPMNE reaguan ndaj kumtesës së LSDM-së për masën qeveritare ‘TVSHja ime”.

Nga kjo parti thonë se këto masa populliste janë vetëm manipulime. Sipas VMRO-DPMNE-së për shkak të krimeve të Qeverisë së Zaevit mbi 500.000 qytetarë janë në varfëri ndërsa borxhi publik rritet. “Paratë e qytetarëve përfundojnë në xhepat e Zevit dhe kryesisë së LSDMsë.

Gjatë këtyre tre viteve, LSDM e vodhi shtetin ndërsa qytetarët e varfëroi. Masat populliste si ‘TVSH-ja ime’ janë manipulime”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. “Zaev dhe LSDM dëshmuan se po kujdeset për veten dhe nuk kanë për qëllim të sjellin ekonomi më të mirë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Duhet të kemi zgjedhje të parakohshme kuvendare në mënyrë të rindërtohet Maqedonia”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare maqedonase.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 2 Tetor, 2019 14:28