Policia e Tetovës privon nga liria 21-vjeçarin, i gjeti drogë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 2 Tetor, 2019 12:00

Policia e Tetovës privon nga liria 21-vjeçarin, i gjeti drogë

Mbrëmë (02-tetor) dhjetë minuta pas mesnate, në fshatin Pirok të Tetovës, pjestarë të policisë nga Sektori pët punë të brendshme Tetovë kanë privuar nga liria 21-vjeçarin A.S. nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur marijuanë, transmeton Flaka 

Nga Policia njoftuan që i njëjti perosn është mabjtur në Stacionin Policorë Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të inicohet edhe parashtresa adekuate.

Sakaq, dje (1-tetor) rreth orës 21 e 30 minuta, në fshatin Sedllarcë e Epërme e Tetovës, me urdhër të gjykatësit është arestuar 36-vjeçari V.Sh. nga ky fshat, i gjykuar me dënim me burgë në afat prej 18-
muajve, për kryerje të veprës penale ,, Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave
narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve,, I njëjti është dorëzuar në burgun e Tetovës për
vuajtje të dënimit.

SPB – Tetovë, thuajse çdo ditë raporton për arrestime për shkak të gjetjes së lëndëve narkotike gjatë kontrolleve nëpër automjete. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 2 Tetor, 2019 12:00