Ilaçet, që sot të gjitha farmacitë në vend do të kenë pozicion të barabartë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Tetor, 2019 08:39

Ilaçet, që sot të gjitha farmacitë në vend do të kenë pozicion të barabartë

Qytetarët që sot do të mund të marrin barëra që u janë dhënë në recetë prej cilësdo farmacie në shtet dhe në cilëndo ditë të muajit. Që sot hiqen kuotat për barërat dhe vihet sistem i ri elektronik në të cilin do të regjistrohen qytetarët të cilët kanë marrë ilaç me recetë, masë kjo e cila do të sjellë përfitim për të gjithë qytetarët në vend.

Sipas Fondit të Shëndetësisë, me sistemin e ri të punës eliminohet kufiri i sipërm i konsumit të mundshëm nëpër farmaci, ndërsa të gjitha farmacitë në vend do të kenë pozicion të barabartë. Gjatë marrjes së medikamenteve qytetari do të identifikohet me letërnjoftim, ndërsa të dhënat e tij nuk do të skenohen, sepse Fondi tashmë ka në dispozicion të dhëna të qytetarëve, me numrat e tyre të amzës, por vetëm se duhet të kalojnë në leximin e të dhënave. Për më të vjetrit dhe minorenët dhe ata të cilët për shkak të ndonjë pengese nuk mund të marrin ilaçet vetë, me masën e re është parashikuar që ndonjë prej personave të afërt në emrin e tyre të mund të marrin medikamentin me recetë.

Fondi dhe qytetarët do të kenë kontroll transparent në kohë reale për mungesat e eventuale në shpërndarjen e medikamenteve.

Për Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipce, me këtë masë që është pjesë e reformave për të përmirësuar shërbimet shëndetësore, nuk do të ketë më krijim të radhëve të gjata dhe padurim, nuk ka nevojë që qytetarët të krijojnë farmaci shtëpiake nga frika se do të mbeten pa medikamentet e nevojshme.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev, ndikimi që kjo masë do të ketë në buxhet do të shkojë nga 100 deri në 300 milionë denarë, por ai shpreson që vetë mekanizmat e kontrollit do ta balancojnë atë nivel.

Tetori do të jetë një muaj kalimtar kur sistemi të vihet në punë, një qytetar do të jetë në gjendje të marrë recetë edhe nëse i ka kaluar afati i letërnjoftimit, ndërsa mjeku në kujdestari do të mund të lëshojë recetë.

Sistemi i ri elektronik i dhënies së medikamenteve ka filluar të zbatohet si pilot projekt në vendet turistike në vend gjatë periudhës së verës – në Ohër, Strugë, Gjevgjeli, Resnjë dhe në Dojran, para se të hyjë në fazën e dytë me shtrirje në të gjithë vendin.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Tetor, 2019 08:39