Zaev kërkon marrëveshje midis grupeve të punës për Ligjin e Prokurorisë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Shtator, 2019 15:17

Zaev kërkon marrëveshje midis grupeve të punës për Ligjin e Prokurorisë

Kryeministri Zoran Zaev kërkon që si fillim grupet e punës për Ligjin e Prokurorisë Publike të merren vesh dhe më pas marrëveshja të vuloset në takim liderësh. Gjithsesi për kryeministrin rëndësi ka garantimi i lëndëve të Prokurorisë Speciale Publike.

Më mirë të këtë ardhmëri të garantuar për lëndët se sa përmes ligjit të shkatërrohen ato apo të mos garantohen. Për këtë arsye janë vendosur linjat e trasha. Unë i bëj apel edhe negociatorëve nga pushteti dhe opozita që të ndërmarrin hapa dhe të gjejnë një zgjidhje që më pas unë dhe Mickoskit të ulemi dhe ta konfirmojmë. Derisa nevojitet, jam i gatshëm për takim liderësh – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Pushteti dhe opozita tashmë disa ditë kanë ngrirë bisedimet. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se nuk ka indikacione për takim të ri, ndërsa opozita shton se takimet janë pezulluar për shkak të agjendës së ngarkuar të ministres Renata Deskoska. Kryeministri Zaev ditë më parë nga Nju Jorku deklaroi se deri para mbledhjes së Këshillit të Evropës, pret që pushteti dhe opozita të harmonizojnë qëndrimet dhe të miratohet ligji. Opozita kërkon që në takimin për Prokurorinë Publike, të bisedohet edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Adrian Kerimi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Shtator, 2019 15:17