Një burrë ka vdekur ndërsa një grua është lënduar rëndë pas një zënke familjare në Koçan

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Shtator, 2019 11:38

Një burrë ka vdekur ndërsa një grua është lënduar rëndë pas një zënke familjare në Koçan

Një burrë 50 vjeçar nga Koçani ka vdekur, ndërsa bashkëshortja e tij 45 vjeçare është lënduar rëndë pas një zënke familjare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në rrugën “Klimenti i Orhit” në Koçan, pas të cilës gruaja është transferuar menjëherë në klinikat e Shkupit, ndërsa burri ka vdekur.

Ekipi hetues policorë dhe gjykatësi në procedurë paraprake po kryejnë ekspertizë, ndërsa informacione të hollësishme priten gjatë ditës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Shtator, 2019 11:38