Edhe Facebook i hyn rrugës së modës

Pas Amazonës, edhe Facebook do ti hyjë rrugës së modës. Gjigandi i medias sociale do të prezantojë se shpejti Fashion++, një lloj stilisti virtual që i jep këshilla për veshjen përdoruesve.

“Mund edhe të rekomandojë mënyra për të rregulluar një veshje, si të veshësh këmishën apo të përveshësh mëngët”, ka shpjeguar facebook në sajtin e tij dedikuar kërkimeve. Pra, do të jetë një sistem më i avancuar në krahasim me zgjidhjet aktuale, që kufizohen tek sugjerimi i një veshjeje.

Kërkimi, që sidoqoftë është në fazë zhvillimi, duhet të prezantohet nga platforma në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në Seul, nga 27 tetori. Edhe Amazon i ka sytë nga moda.

Në qershor, ajo prezantoi StyleSnap, një lloj shazami për veshjet që është në gjendje të këshillojë çfarë duhet blerë, duke u mbështetur tek fotot. Edhe ky sistem bazohet tek inteligjenca artificiale.

Top Channel