Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Arinjtë lëvizin rrugës nga fshati Vrapçisht drejt autostradës

Rrugës nga fshati Vrapçisht drejt autostradës Tetovë – Gostivar, banorët e zonës kanë incizuar katër arinj duke lëvizur në orat e vona të natës së të dielës, njofton Flaka 

Në kërkim të ushqimit, dukuri kjo e zakonshme për arushat në prag të stinës së Dimrit, ato zbresin nga malet në vise të banuara rurale, madje duke
shkaktuar edhe dëme për banorët e fshatrave, me theks të veçantë fermerëve dhe blegtorëve.
Sipas drejtuesve të shoqatës së gjuetarëve “Mali i thatë”, shtimi dhe prezenca e madhe e arushave në viset e banuara rurale, ka ndikuar shumë edhe si pasojë e ndalesës së gjahut.
Gjuetarët as që tentojnë të marrin në shënjestër të tyre ndonjë arushë, për shkak se, siç thonë ato, gjoba për vrasjen e arushave janë enorme. Sipas normave në fuqi, një gjuetar në raste të tilla ballafaqohet me gjobë prej 18.000 euro, duke mos llogaritur edhe dënimin me burg prej disa viteve.
Nga përllogaritjet e gjuetarëve të Gostivarit, në territorin më të gjerë të Gostivarit mendohet të ketë mbi 50 arusha dhe dy herë më shumë arushka të vogla.
Të ndodhur para një situate të tillë të palakmueshme, fermerët e dëmtuar janë të mendimit që të iniciohen ndryshme të ligjit për mbrojtje nga arushat ku aktualisht ndalohet pushkatimi i tyre. Flaka

TË FUNDIT