Qeveria shqyrton ndryshimet në Ligjin për automjetet

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Shtator, 2019 16:28

Qeveria shqyrton ndryshimet në Ligjin për automjetet

Ulja e taksës së akcizës dhe taksës gjatë importit për makina të reja dhe të përdorura është pjesë e opsioneve të Qeverisë, për ndryshime të reja në Ligjin për Automjete Motorike. Fillimisht ishte planifikuar të aplikohet subvencion për blerjen e një makine, dhe më pas erdhi propozimi për uljen e TVSH-së nga 15 në 5 përqind. As këto dy opsione nuk përjashtohen. Grupet e punës ende po analizojnë se cila masë do të ishte më e favorshme për qytetarët, por edhe për arkën e shtetit.

Duke pasur parasysh që nëse shkojmë me masën e blerjes së automjeteve të reja duke anuluar automjetet e vjetra, në atë mënyrë do të duhet të shkojmë ‘i pari që vjen, ai shërbehet”, nuk do të mund ti mbulojmë të gjithë qytetarët. Prandaj, shikojmë edhe opsione të tjera. Siç e përmendët, këto janë disa nga opsionet siç janë ulja e TVSH-së, akciza, taksat. Çdo opsion po merret në konsideratë brenda grupit të punës për të mbuluar më shumë qytetarë “-tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Versioni origjinal parashikon që automjeti i vjetër duhet të lihet në depo të autorizuara për mbeturina, të çlajmërohet në MPB dhe të dorëzohet leje qarkullimi. Pastaj, të blihet një makinë me standard Euro 5 që do të kushtonte deri në maksimum 12.000 euro. Vetëm atëherë shteti do t’i kthente 3.000 euro si subvencione. Mundësia e dytë është ulja e tatimit të vlerës së shtuar për automjetet e importuara, nga 18% në 5%, por vetëm për një periudhë të caktuar kohe. Sipas njoftimit, ndryshimet në Ligjin për Automjete do të duhet të zbatohen nga fillimi i vitit të ardhshëm./Alsat

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Shtator, 2019 16:28