Arrestohet shtetasi kosovar, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Shtator, 2019 15:52

Arrestohet shtetasi kosovar, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar në Bllacë është arrestuar një shtetas i Kosovës nën dyshimin se ka falsifikuar numrin serik të makinës.

“Më 27.09.2019 ora 16:00 në vendkalimin kufitar në Bllacë është privuar nga liria B.SH. (65) nga Kosova, për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale “falsifikim të dokumentit” dhe “përdorim të dokumentit të rremë”. Ai dyshohet se ka falsifikuar numrin serik të një veture të markës Golf me targa të Kosovës. B.SH. është dorëzuar në Stacionin Policor të Çairit për procedura të mëtejshme”-thonë nga MPB.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Shtator, 2019 15:52