Zhbogar: Vendimi i tetorit i KE-së do të varet se si do të zgjidhen disa kriza në rajon

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 08:20

Zhbogar: Vendimi i tetorit i KE-së do të varet se si do të zgjidhen disa kriza në rajon

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar ka thënë se vendimi i tetorit i Këshillit Evropian do të varet nga ajo se si do të zgjidhen disa kriza në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai këtë e ka nënvizuar në një intervistë për TV Alfa në Shkup.

“Kohëve të fundit shteti juaj ka qenë lider në krijimin e optimizmit në rajon. Dhe mendoj se vendimi në tetor varet se si do të zgjidhen disa kriza dhe situata në rajon. Ka disa situata në rajon, përfshirë edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se vendimi në tetor në të ardhmen do të ndikojë edhe në ato probleme. Dua të them se rajoni është i ndërlidhur, asnjëri nuk është tërësisht i pavarur. Suksesi i një shteti ka ndikim mbi suksesin e shtetit tjetër dhe anasjelltas”, nënvizoi euroambasadori Zbogar.

Lidhur me dhënien e datës për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, euroambasadori Zbogar nënvizoi se ky proces do të shkojë ashtu siç ka filluar, sepse dy vendet kanë marrë rekomandim në të njëjtën kohë dhe se paralelisht shqyrtohen. “Çdo shtet mbetet i pavarur, ashtu është procesi. Kemi dy shtete për të cilat Komisioni propozon të fillohen negociatat. Prandaj shkojnë disi në paket, por nuk janë. Secili shtet do të shqyrtohet në mënyrë të pavarur.

Nëse ka kushte që të shkohet tutje do të shkohet në mënyrë të pavarur për secilin shtet. Edhe për shtetin e juaj është mirë nëse edhe Shqipëria fillon negociata. Mendoj se mbarë rajoni do të ketë përfitim nëse dy shtetet fillojnë negociata, mendoj se do të sjell optimizëm në rajon”, theksoi ambasadori evropian. Ai ka folur edhe për fatin e Prokurorisë Publike Speciale, duke thënës e si ky institucion më nuk ekziston, por puna e tij patjetër të vazhdojë.

“Puna e PSP-së, rastet e PSP-së dhe ekspertiza e PSP-së patjetër të vazhdojë përmes prokurorive të rregullta. Do të thoja se ai është ndryshim i madh në luftën kundër korrusionit”, ka thënë Zhbogar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 08:20