Zënkë fizike mes të rinjve në Tetovë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 13:21

Zënkë fizike mes të rinjve në Tetovë

Dje (26-shtator) rreth orës 12 e 50 minuta, në SPB Tetovë, është denoncuar prishje e rendit dhe qetsisë publike, me përleshje e cila ka ndodhur në rrugën ,,Bllagoja Toska, njofton Flaka

Në këtë përleshje kanë marur pjesë 17-vjeçari nga fshati Poroj në njërën anë dhe një 15 vjeçar dhe një 16 vjeçarë nga fshati Kallnik i Tetovës, në anën tjetër. Gjatë kësaj përleshje është përdorur edhe mjet i mprehtë-thikë.

Dy nga tre minorenët, në prezencë të familjarëve të tyre, janë privuar nga liria në Stacionin policorë Tetovë.   Punohet në zbardhjen e rastit. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 13:21