Sulm fizik në spitalin “8 shtatori”, personeli në protestë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 10:05

Sulm fizik në spitalin “8 shtatori”, personeli në protestë

Personeli i repartit intensiv në spitalit “8 Shtator” aktualisht po protestojnë para zyrës së drejtorit Hristian Kostov. Arsyeja është një sulm fizik ndaj stafit nga një i afërm i një pacienti të ndjerë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë ndërsa ka ndërhyrë edhe policia.

-Ne nuk e dinim se në cilën anë do të na godisnin, mund të nxirrnin edhe pistoletë. Kot është deklarata ime, kot është gjithçka, thonë nga personeli mjekësor.

Aktualisht po mbahet një takim mes përfaqësuesve të Sindikatës dhe drejtorit të spitalit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 10:05