SHBA planifikon të ulë numrin për pranimin e refugjatëve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 09:42

SHBA planifikon të ulë numrin për pranimin e refugjatëve

Qeveria e SHBA-ve po planifikon të ulë numrin për pranimin e refugjatëve për vitin fiskal 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas programit të refugjatëve për vitin 2020 që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë dorëzuar Kongresit, planifikohet që SHBA-të vitin e ardhshëm t’u japin të drejtën e vendosjes në vend vetëm 18 mijë refugjatëve.

Shifra në fjalë, përbën numrin më të ulët në historinë e programit modern të refugjatëve në SHBA.

Gjithashtu sipas një dekreti të publikuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, administrata amerikane do të marrë miratimin e autoriteteve të shteteve dhe atyre lokale për rivendosjen e refugjatëve.

Në vitin 2016, i cili ishte viti i fundit i periudhës së ish-presidentit amerikan Barack Obama, kuota e refugjatëve të SHBA-ve ishte 110 mijë ndërsa administrata e Trumpit e uli këtë numër në 30 mijë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 09:42