Mijallkov nuk u paraqit në gjykatë, ka problem me lukthin

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 11:58

Mijallkov nuk u paraqit në gjykatë, ka problem me lukthin

Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, sot nuk u paraqit në gjykimin për rastin “Thesari”, sepse siç tha avokati i tij Lupço Shvërgovski ka pasur probleme shëndetësore, gjegjësisht ka pasur probleme me lukthin dhe për këtë arsye ka të vjella.

Dokumentacionin mjekësor të cilën e dorëzoi Shvërgovski është nga “Neuromedika” dhe nga “Sistina”, sipas të cilit Mijallkov është në pushim mjekësor nga 25 shtatori.

“Sasho Mijallkov, Goran Grujevski ish epror i drejtorisë së pestë, Toni Jakimovski ish shef i kabinetit të Mijallkovit dhe Nebojsha Sajkoviq ish ndihmës ministër në MPB, janë të akuzuar se kanë blerë pajisje për përgjim në Londër në vitin 2010. Furnizimi i pajisjes nuk ka shkuar nëpërmjet MPB-së, por nga kompania ‘Finzi’, marrëveshje kjo sipas aktit të PSP-së, është faktuaruar dy herë më shumë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 11:58